Të dhëna për qarkun Vlorë
- Fakte nga Historia e Qarkut
- Adresa e Këshillit të Qarkut
- Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
- Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
- Adresa e Observatorit
- Detyrat e Observatorit
- Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
- Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
- Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve
1. Fakte nga Historia e Qarkut
Qarku i Vlorës ka një sipërfaqe prej 2.706 km², kufiri detar 244 km. Ai përfshin rrethin e Delvinës(348 km/2), rrethin e Sarandës(749 km/2) dhe rrethin e Vlorës(1609 km/2). Qendra e Qarkut të Vlorës ndodhet në qytetin e Vlorës. Qarku i Vlorës kufizohet në veri me Qarkun e Fierit, në lindje Qarkun e Gjirokastrës, në jug me Greqinë dhe në jugperëndim deri në perëndim me Detin Adriatik dhe Detin Jon gjatë bregdetit. Popullsia e Qarkut të Vlorës (2010) është 374168 banorë dhe dendësi 138.2 banor/km2.
Vlora në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s.. Ali Pashë Tepelena e pushtoi më 1812. Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Më 28 nëntor 1912 Kuvendi Kombëtar shpalli këtu Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me kryeministër Ismail Qemal Bej Vlorën.
Saranda,qyteti i dytë më i madh i Qarkut të Vlorës, është një nga joshjet më të mëdha turistike të Rivierës shqiptare. Ajo ndodhet vetëm 2 milje detare larg Korfuzit dhe pranë saj gjenden mbetjet e qytetit antik të Butrintit, i shpallur nga UNESCO-ja si Trashëgimi Botërore. Delvina është vetëm 16 km në verilindje të Sarandës. Pranë qytetit ndodhet një kështjellë mesjetare, kurse në jugperëndim të Delvinës gjenden gërmadhat e qytetit antik të Phenice-Finiqi i sotëm, i cili është deklaruar Park Arkeologjik më 2005.
Lart
2. Adresa e Këshillit të Qarkut
Këshilli i Qarkut Vlorë , Sheshi "4 Heronjtë", Vlorë
e-Mail:
[email protected]
Lart
3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
Në qarkun e Vlorës mbizotërojnë moshat e reja. Fëmijët e moshës 0-18 vjeç përbëjnë 25 % të popullsisë së përgjithshme të qarkut (374,168 ) (Burimi “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile”, Ministria e Brendshme, viti 2010).
Ndjehet një frymë e re në përgjithësi nëpër institucione për marrjen në konsideratë të problemeve të fëmijëve ky në institucionet e ndryshme shtetërore diskutohet për problemet e fëmijëve. Kjo tregon për rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve vendore në drejtim të njohjes së të drejtave të fëmijëve. Ne vitin 2010 Njësia për të Drejtat e Fëmijëve është ngritur pranë strukturave të këshillit të qarkut Vlorë. Në Bashkinë Vlorë dhe Sarandë ne vitin 2010 janë ngritur Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës. Gjatë vitit 2011 nga Këshilli i Qarkut Vlorë u ngrit një rrjet monitoruesish me 26 përfaqësues në secilën bashki dhe komunë të qarkut.
Shkollat janë pajisur me kabinete informatike por duhet të theksojmë se në shumicën e shkollave ato nuk janë funksionalë për shkak te keq përdorimit,e për shkak te vjedhjes se pajisjeve.
Edhe pse përqindja e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe që kanë fëmijë të moshës 0-18 vjeç është e vogël në rang qarku (rreth 2 %) , probleme ekonomike ka mjaftueshëm. Familje me probleme ekonomike janë më të shumta në qytetet e mëdha si Vlora dhe Saranda.
Fëmijët rom janë përqendruar kryesisht ne Komunën e Novoselës, Shushicës dhe Bashkinë Delvinë, Por një fenomen që është shumë i përhapur është ardhja e familjeve rome nga Korça dhe Elbasani çdo pranverë, të cilat stacionohen me familjet e tyre në rrugët e qytetit te Vlorës dhe Sarandës kryesisht dhe përdorin fëmijët e tyre për të lypur në rrugët e qytetit. Në të gjithë qarkun e Vlorës ka vetëm 3 qendra që ofrojnë shërbime për fëmijët jetim ose fëmijë që jetojnë në kushte ekstrem varfërie apo në mungesë të njërit prej prindërve. Këto institucione janë:
- Shtëpia e foshnjës në Vlorë;
- Qendra e zhvillimit të aftësisë së kufizuar në bashkinë Vlorë dhe
- Shtëpia e fëmijës Sarandë, - e cila shërben dhe si qendër ditore.
Ka një ndërgjegjësim nga të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për fëmijë.
Lart
4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
Strategjia dhe plani i veprimit për fëmijë 2011-2013 Qarku Vlorë, është e vetmja strategji rajonale për të drejtat e fëmijëve në Qarkun e Vlorës.
Lart
5. Adresa e Observatorit:
Person kontakti : Jonida Rustemaj
Observatori për të drejtat e fëmijëve Vlorë
Sheshi “ 4 Heronjtë” , Këshillli i Qarkut Vlorë , Kati 3-të.
Lart
6. Detyrat e Observatorit:
Observatori për të drejtat e fëmijëve është strukturë e shoqërisë civile e ngritur ne qarkun e Vlorës në vitin 2010, e cila ka për qëllim mbledhjen e informacionit nga të gjitha institucionet shtetërore dhe vendore dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal dhe kombëtar. Detyrat mw kryesore tw Observatorit, janë:
- Vendosja e marrëdhënieve institucionale bashkëpunimi me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe jo publike ne nivel Rajonal.
- Mbledhja periodike e të dhëna nga institucionet Shëndetësore, Arsimore, të Mbrojtjes Sociale , Koordinatori Rajonal i Aleancës , Zyrat e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe NGO-të në nivel lokal dhe rajonal.
- Përgatitja e raportit vjetor mbi progresin e implementimit të politikave dhe tregueseve për realizimin e të drejtave të fëmijëve në rajonet përkatëse
- Mbledh periodikisht raporte dhe materiale të tjera të prodhuara nga agjenci të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.
- Mbështet punën e grupeve, të konsulentëve dhe aktorëve në nivel lokal dhe rajonal për të orientuar dhe ndihmuar në hartimin e politikave dhe strategjive zonale në përmbushje dhe respektim të të drejtave të fëmijëve, duke organizuar takime dhe mbledhje me grupe të ndryshme interesi.
- Në bashkëpunim të ngushtë me koordinatorët rajonal të ACA përgatit dhe shpërndan materiale ndërgjegjësuese në publik lidhur me të drejtat e fëmijëve.
- Organizon dhe kryen observime, vrojtime, intervistime me fokus grupe të ndryshme (fëmijë, komunitete të prindërve, mësues dhe drejtues shkolle, drejtues dhe ekspert vendor dhe profesionistë të ndryshëm), për të nxjerrë konkluzione lidhur me zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
- Mbledh dhe arkivon raste/ngjarje/fakte nga terreni, të cilat ilustrojnë zbatimin apo mos zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
Lart
7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
Person kontakti : Zhulieta Kume
Njësia për të drejtat e fëmijëve Vlorë
Këshilli i Qarkut Vlorë , Sheshi “ 4 Heronjtë”
e-Mail: [email protected]
Lart
8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut
- Të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- Të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo të abuzimit, të keqpërdorimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut;
- Të koordinojë funksionimin e grupit multidisplinar, për identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve të dhunës në familje në territorin e qarkut;
- Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacionin për trajtimin e të drejtave të fëmijës me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore, në bashki dhe komuna, apo të shoqërisë civile;
- Të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës në qark
- T'i raportojë këshillit të qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të fëmijës në qark;
- T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.
9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:
- Identifikon fëmijët në nevojë.
- Kryen vlerësimin fillestar të të gjithë fëmijëve të referuar pranë Njësisë.
- Harton plan individual të fëmijës të marrë në mbrojtje.
- Koordinon dhe organizon takime për mbrojtjen e fëmijës për të diskutuar në mënyrë individuale mbi fëmijët.
- Monitoron zbatimin e Planit Individual për Mbrojtjen e Fëmijës.
- Analizon situatën për fëmijët që marrin shërbime.
- Kryen punë individuale me fëmijët dhe familjet si p.sh këshillim, vizita në familje.
- Këshillon politikat dhe shërbimet sociale pranë Bashkisë
- Promovimin dhe sensibilizimin e banorëve të bashkisë dhe strukturave të ndryshme rreth të drejtave të fëmijëve dhe çështjeve të mbrojtjes së tyre.
Lart
Punoi: Jonida Rustemaj,
Eksperte e Observatorit Vlorë