EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Tiranë

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku i Tiranës është një nga 12 qarqet e Shqipërisë, në përbërje të së cilit ndodhet edhe Rrethi i Tiranës i cili është kryeqendra e vendit. Qyteti i Tiranës u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe emri u përmend për herë të parë në një dokument të Venedikut në vitin 1418. Në 9 Shkurt të vitit 1920, në Kongresin e Lushnjes, rrethi i Tiranës u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Në vitin 1925 Asambleja Kushtetuese e shpalli përfundimisht kryeqytet të Shqipërisë.

Qarku i Tiranës, kufizohet në veri me Qarkun e Durrësit, në verilindje me Qarkun e Dibrës, në juglindje me Qarkun e Elbasanit, në jug me Qarkun e Fierit dhe në perëndim me Detin Adriatik. Qarku i Tiranës ka një sipërfaqe prej 1652 [1] km2 dhe një popullsi prej 997,380 [2] banorë (2010).  Numri i familjeve për Qarkun e Tiranës është 135,882 [3] ndërsa grupmosha 0-18 vjeç përbën 27% të popullsisë ose 265,873 [4] banorë.

Ai përfshin në vetvete 2 rrethe, Rrethi i Tiranës dhe ai i Kavajës, si dhe ka në përbërje të tyre 29 njësi administrative nga të cilat 5 janë bashki (Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë) dhe 24 janë komuna.

Qyteti i Tiranës është qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.


[1] INSTAT shih Instituti i Statistikave (2007), Tregues sipas Qarqeve, Tiranë

[2] Ministria e Brendshme (2011)

[3] Shërbimi Social Shtetëror Tiranë (2011)

[4] Ministria e Brendshme (2011)

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Sheshi "Qemal Mustafa Ataturk", Tiranë

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Qarku i Tiranës për vitin 2010, shënon një numër popullsie 997.380 [5]banorë dhe një numër të përgjithshëm familjesh prej 107,311, nga të cilat 7,542 fëmijë ose 7.03 % janë familje të varfra dhe kanë fëmijë (grupmosha 0-15 vjeç). Ndërkohë fëmijët (popullata 0-18 vjeç) përbën 26.7 %, ose 265.873 fëmijë [6].
Në vitin 2010 në Qarku e Tiranës 1 në 22 fëmijë (ose 6,575 fëmijë) të grupmoshës 6-15 vjeç jeton në familje e cila trajtohet me Ndihmë Ekonomike (NE). 

Në një analizë të familjeve që mbështeten me ndihme ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-15 vjeç në Qarkun Tiranës, shifrat prezantohen të larta në zonat rurale me një shpërndarje sa në zona malore sa në zona bregdetare.  Komunat me përqindjen më të lartë në krahasim me zonat e tjera të Qarkut Tiranë, janë: Paskuqan 82%, Vaqarr 69%, Sinaballaj 22%, Krrabë 13%, Kavajë 12%, etj.

Tabloja e përqindjes së fëmijëve (të moshës 6-15 vjeç), familjet e të cilëve trajtohen ne Ndihmë Ekonomike prezantohet e lartë (krahasuar kjo me zonat e tjera të Qarkut)  pothuajse në të njëjtat zona rurale Malore të Qarkut Tiranë, siç ishte dhe për familjet me NE dhe që kanë fëmijë (0-15 vjeç); më konkretisht këto komuna janë: Krrabë 29%, Rrogozhinë 28%, Paskuqan 22%, Ndroq 12%, Zallbastar 10%, Kamëz 9%
Komunat që vazhdojnë të kenë një nivel të larta përqindjen e fëmijëve (grupmosha 6-16 vjeç) që jetojnë në familje me NE, janë: Shën Gjergji 35%, Pezë 18%, etj.

Në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizua, nga të dhënat figuron që Qarku i Tiranës, mgjth është një ndër qarqet më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe me një numër popullsie më të lartë, ka një përqindje të ulët të fëmijëve me aftësi të kufizuar.  Në Qarkun e Tiranës, për vitin 2010 janë 3.049 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.1 % të fëmijëve, duke shënuar një ndër Qarqet  me përqindje më të ulët, së bashku me Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës, në shkallë vendi.
Nëse bëjmë një krahasim mes numrit të fëmijëve që jetojnë në zonë urbane me ato në zonë rurale, rezulton që 2.169 ose 71%  jetojnë në qytet dhe 880 ose 29% fëmijë me aftësi të kufizuar (0-18 vjeç) jetojnë në fshat.

Në lidhje me sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve bazë të domosdoshme për këtë grup fëmijës, vazhdon të mbetet në kuadër të politikave sociale si në nivel bashkie, minibashkie dhe komune.. Nga 3.049 fëmijë me aftësi të veçanta në nivel Qarku, një numër i gjerë i tyre marrin shërbim të kualifikuar, dhe më konkretisht Qendrat dhe institucionet që ofrojnë këto shërbime në Qarkun e Tiranës.
Në Qarkun e Tiranës, komunat që kane dhe numrin më të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar (0-18 vjeç) janë: Zallbastar 2,6 % ose 50 fëmijë, Paskuqan me 2,3 % ose 38, Kamëz me 1,8 % ose 484 fëmijë, Dajt me 1,5% ose 54.


[5] Ibid;

[6] Ibid;

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Qarku i Tiranës është në proces hartimi dhe përgatitje për herë të parë të “Strategjisë Për të Drejtat e Fëmijëve” (informacion i marrë nga zyra e Këshillit të Qarkut, Gusht 2012).

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Bulevardi "Bajram Curri",
Pall "Agimi", Shkalla 5, Ap. 81,
Tiranë.

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është ngritur si projekt dhe si zyrë si fillim në Qarkun Tiranë në vitin 2009 (Maj 2009). Që nga viti 2009 Observatori është zhvilluar dhe po operon  si strukturë monitoruese e shoqërisë civile, e cila punon në partneritet të ngushtë me të gjithë aktorët vendorë publik e jo-publik dhe që dita ditës po bëhet faktor në nivel vendor për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Qarkun Tiranë.
Detyrat kryesore të Observatorit, janë:

 

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Këshilli i Qarkut Tiranë,
Sheshi "Qemal Mustafa Ataturk", Tiranë

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

Njësia për të drejtat e fëmijës është ngritur në Këshillin e Qarkut të Tiranës në vitin 2011. Kjo zyrë funksionon brenda strukturës administrative të këshillit të qarkut, si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale, ka për detyrë:

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë funksionon brenda strukturës administrative të bashkisë/komunës, si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale. Deri tani kjo zyrë është ngritur në Bashkinë e Tiranës dhe ka për detyrë:

Pranë bashkisë/komunës krijohen grupet multi-disiplinare për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e bashkisë/komunës.
Në njësinë për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë të ketë, të paktën, një punonjës me formim në fushën e punës sociale.

Lart

Punoi: Mina Mata,
Administratore e të dhënave kombëtare,
Observatori për të Drejtat e fëmijëve, Tiranë

Kreu Rreth Nesh Programet Nga femijet Bashkepunoni me ne Galeria Kontakt Shqip English Kthimi ne kreun e faqeve Info ne nivel kombetar Info ne nivel qarku