EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Gjirokastër

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku i Gjirokastrës  ka një sipërfaqe prej 2,884 km² me popullsi të regjistruar prej 156,751 të vendosura në 46093 familje dhe me një dendësi popullsie prej 54.35 banorë për km2. Krahasuar me vitin 2009 ka një rritje popullsie prej 0.4% (600 banore) duke sjelle ndryshimin e dendësisë me 0.2 banore për km2. Qarku i Gjirokastrës ka një pozitë të favorshme gjeografike. Gjirokastra ndodhet në qendër të Shqipërisë Jug - Lindore dhe përshkohet nga dy lugina të rëndësishme të Shqipërisë Jugore, nga Lugina e Vjosës së Sipërme dhe nga lugina e Lumit Drino. Në këto lugina është përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë së qarkut Gjirokastër si dhe në të njëjtën kohë ato përbëjnë edhe pjesët kryesore të zhvillimit ekonomik dhe industrial të rajonit. Qarku i Gjirokastrës ka si qendër administrative qytetin e Gjirokastrës, një qytet mesjetar që daton si vendbanim i konsoliduar që prej shekullit të XIII; me ndërtesa tipike të arkitekturës orientale të përzier me elementët vendas. Për veçantinë e arkitekturës dhe vlerave të saj unikale mesjetare, Gjirokastra është përfshirë në Trashëgiminë Botërore të mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 2005, si dhe është përfshirë në një numër të konsiderueshëm reklamash turistike ndërkombëtare.

Qarku i Gjirokastrës përfshin rrethet:

  1. Gjirokastër me lartësi mesatare 400 m mbi nivelin e detit dhe të përbërë nga dy bashki dhe 11 komuna (96 fshatra) me një popullsi prej 84,430.
  2. Tepelenë, e përbërë nga dy bashki dhe 8 komuna (77 fshatra) me një popullsi prej 38708 banorë;
  3. Përmet, e përbërë nga dy bashki dhe 7 komuna (98 fshatra) me një popullsi prej 33,613 banorë.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Rruga “Ismail Kadare”, Gjirokastër 6001

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Tiranë, totali i popullsisë të grupmoshës 0-15 vjeç për vitin 2010 është 31,234 banore ose 20% e popullsisë totale të Qarkut Gjirokastër;
Ndërsa raporti i fëmijëve të moshës 0-15 vjeç sipas zonës së banimit (urban/rural) për çdo rreth është: Gjirokastër 7793 (51.45%) fëmijë banojnë në zona urbane kundrejt 7,353 (48.55%) fëmijë banojnë në zona rurale;Tepelenë 3,131 (34.61%) fëmijë banojnë në zona urbane kundrejt5,915 (65.39%) fëmijë banojnë në zona rurale;Përmeti 3,078 (43.71%) fëmijë banojnë në zona urbane kundrejt 3964 (56.29%) fëmijë banojnë në zona rurale.
Referuar Hartave të Varfërisë dhe Pabarazisë, Qarku i Gjirokastrës është ndër zonat që kanë nivelin më të ulët të varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri për vitin 2009 e 2010. Kjo vihet re nëse i referohemi edhe treguesit të numrit të familjeve që përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave të marra nga Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale Gjirokastër, gjatë vitit 2010 numri total i familjeve me fëmijë të grupmoshës 0-15 vjeç që përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike është 1378 që zë vetëm 2.99% të totalit të familjeve në këtë qark. Numri total prej 1678 fëmijësh të grupmoshës 6-15 vjeç përbën 1.07% të popullsisë se përgjithshme të qarkut.

Të analizuara në bazë rrethi, kemi:

Të gjithë këta fëmijë janë të regjistruar në sistemin e detyruar arsimor 9-vjeçar.  Nuk ka të dhëna për frekuentimin e sistemin parashkollor të grupmoshës 0-6 vjeç nga Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale Gjirokastër. Megjithatë cilësia e mësimdhënies dhe përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës së kopshteve ka ndikuar pozitivisht ne përmirësimin e përqindjes së fëmijëve të regjistruar në kopshte .Në vitin mësimor 2008-2009 në rrethin e Gjirokastrës u hapën 4-klasa përgatitore me fëmijë 5-6 vjetarë, të cilët nuk kishin frekuentuar kopshtin, kurse në vitin mësimor 2010-2011 në qarkun e Gjirokastrës funksionojnë 10 kopshte të tilla ku frekuentojnë 220 fëmijë. Në qarkun e Gjirokastrës rreth 79 %  e fëmijëve që janë regjistruar në klasë të parë kanë frekuentuar kopshtin 1-vit.

Në nivel qarku 13% e fëmijëve  janë të regjistruar në klasë të parë mbi moshën  e detyrimit zyrtar. Edhe pse kjo është një përqindje e vogël, mosnjohja nga ana e prindërve e ligjit për detyrimin shkollor dhe mos-frekuentimi i kopshtit nga kjo pjesë e fëmijëve për arsye shëndetësore dhe largësia e godinave shkollore ka sjellë rezultatin që këta nxënës të regjistrohen  mbi moshën e përcaktuar në detyrimin zyrtar.

Sipas dokumentit të miratuar nga Ministria e Arsim dhe Shkencës me titull ”Standardet e normave dhe kritereve te projektimit”, numri i nxënësve për shkolla në zona me 2000 deri me 10.000 banore duhet të luhatet ndërmjet 250 e 500 nxënësve, por për shkak të lëvizjeve të lira të popullsisë, emigrimit dhe ndryshimeve ekonomiko-shoqërore vihet re tendenca për përqendrimin e popullsisë në zonat e mëdha urbane.
Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës kemi një panoramë të tillë të shpërndarjes së shkollave dhe numrit të nxënësve në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm.
Në vitin mësimor 2010-2011 frekuntojnë arsimin 9-vjeçar 9090 nxënës nga të cilët :

Në arsimin e mesëm në vitin mësimor 2010-2011 frekuentojnë 3258 nxënës nga të cilët:

Nga të dhënat zyrtare të DAR Gjirokastër dhe në zbatim të aksionit kombëtar, mbështetur nga  Plani i veprimit për reduktimin në zero të braktisjes shkollore, rezulton se braktisja shkollore krahasuar edhe me zona të tjera të Shqipërisë nuk përben problem shqetësues.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Pa info

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Rruga “Ismail Kadare”, Godina  ish Gjykatës, përballë Këshillit të Qarkut, Nr. 3; Gjirokastër 6001

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve për Qarkun Gjirokastër (2010) si strukturë monitoruese e shoqërisë civile e cila punon në partneritet të ngushtë me të gjithë aktorët vendorë publik e jo-publik dhe që dita ditës po bëhet faktor në nivel vendor për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Qarkun Gjirokastër.

Fokusi i punës së Observatorit Gjirokastër është:

  • Vendosja e partneritetit midis Observatorit dhe gjithë aktoreve lokale;
  • Grumbullimi dhe krahasimi periodik i të dhënave nga te gjithë institucionet qendrore ne nivel lokal, njësite vendore dhe shoqëria civile si dhe krijimi e mirëmbajtja e bazës se te dhënave ne DevInfo;
  • Përgatitja dhe publikimi e raporteve tremujore - analize e treguesve të miratuar për monitorimin e situatës së fëmijëve;
  • Përgatitja e raportit alternativ vjetor mbi hartimin dhe zbatimin e politikave rajonale për zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
  • Vlerësimi i situatës aktuale dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësim ne kuadrin ligjor si dhe për zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues;

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Rruga "Ismail Kadare",
Godina e Këshillit të Qarkut,
Kati 2; Gjirokastër 6001

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Bashkisë Gjirokastër[1] (2007), e cila vazhdon te mungoje si strukturë në njësitë e tjera vendore, bashki apo komuna të Qarkut Gjirokastër (përpjekje po bëhen në bashkinë e Përmetit për të caktuar një person për çështjet gjinore dhe te drejtat e fëmijëve). Kjo njësi është strukture pranë Bashkisë Gjirokastër dhe që ka për qëllim të promovojë të drejtat e fëmijëve dhe t’i mbrojë fëmijët nga abuzimi, dëmtimi, neglizhimi, shfrytëzimi për të siguruar që një fëmijë është në gjendje të zhvillojë potencialin dhe integrimin e tij të plotë.

Roli i kësaj njësie është të:

[1] [1]Te dhenat jane marre nga Njesia per Mbrojtjen e Femijeve, Bashkia Gjirokaster, 2012

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Njësia për të Drejtat e Fëmijëve pranë Këshillit të Qarkut Gjirokastër[2] (2010) e cila është akoma në procesin e ngritjes dhe konsolidimit të aktivitetit të vet si dhe ka hartuar Draft Strategjinë Rajonale dhe Planin e Veprimit për Fëmijët në Qarkun Gjirokastër 2010-2014. Për shkak të situatës së tensionuar politike dhe institucionale procesi është zvarritur. Detyrat kryesore të kësaj njësie janë:

[2] [2]Të dhënat janë marrë nga Njësia për të Drejtat e Fëmijëve, Këshilli i Qarkut Gjirokastër, 2012

Lart

Punoi: Eglantina Gjini,
Eksperte e Observatorit Gjirokastër