EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Fier

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku BeratQarku Fier përbëhet nga 3 rrethe: Fier, Lushnje dhe Mallkasatër. Në përbërjen administrative të tij përfshihen 6 bashki dhe 36 komuna.

Rrethi Fier përbëhet nga 3 bashki (Bashkia Fier, Roskovec dhe Patos) dhe 14 Komuna.
Rrethi Lushnjë përbëhet nga 2 bashki (Lushnje, Divjakë) dhe 14 komuna.
Rrethi Mallakastër përbëhet nga 1 bashki (Bashkia Ballsh) dhe 8 komuna.

Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur Fierin"qytet të madh dhe hijerëndë".

Fakte historike: Regjistrimi i parë i popullsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit përfshiheshin 2 krahina: rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vetë qyteti i Fierit kishte 5 lagje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike, të cilat u intensifikuan më shumë gjatë viteve ’90. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve të huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë.
Në vitin 2010 sipas burimeve të zyrës së “Drejtorisë së Gjendjes Civile” në Ministrinë e Brendshme rezulton se numri i fëmijëve të grupmoshës 0-18 vjeçare është 135,330 fëmijë, duke përbërë 27,8 % të popullatës. Ndërsa numri i përgjithshëm i popullsisë në vitin 2010 është 487,621 banorë. Ndërsa numri i familjeve po në vitin 2010 sipas të njëjtit burim rezulton në shifrat 137,511 familje.  Ndërkohë numri i familjeve me fëmijë të moshës 0-18 vjeçare që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike (NE) është 3,542 familje.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Lagja “Kastriot”
Brigada e XI-të sulmuese
Fier- Shqipëri

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Përqindja e familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-18 vjeç në Qarkun e Fierit paraqitet e lartë në Komunat: Ngraçan Mallakastër 22.84%, Selitë Mallakastër 20.93%, Ruzhdie Fier 12.05%, Qendër Mallakastër 10.79%, - krahasuar kjo me Komunat e tjera të Qarkut. Ndërsa Komunat, të cilat kanë përqindjen më të ulët të familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike me fëmijë të moshës 0-18 vjeç në qarkun e Fierit janë: Levan Fier 0.02%,  Tërbuf Lushnje 0.04%, Cakran Fier 0.10%, Libofshë Fier 0.23%. Ndërkohë në nivel qarku janë 6 Komuna, të cilat nuk janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ndonëse në përbërje të tyre mund të ketë familje të varfra që kanë nevojë për ndihmë. Konkretisht janë 2 Komuna në rrethin Fier (Topojë dhe Mbrostar), si edhe 4 Komuna në rrethin Lushnje (Grabian, Fiershegan, Bubullimë dhe Allkaj), të cilat nuk janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.
Në Qarkun e Fierit, për vitin 2010 janë 2442 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.8% e fëmijëve në nivel Qarku. Numrin më të lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar e ka Bashkia Patos me 212 FAK dhe Komuna Levan me 120 FAK për vitin 2010.
Për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve është ngritur edhe Njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CPU) në vitin 2008 në Bashkinë Fier, e ndërkohë në 2012 është ngritur edhe Njësia për mbrojtjen e fëmijëve në Komunën Dërmenas dhe Levan. Ndërsa po në vitin 2012 është ngritur edhe Njësia për të drejtat e fëmijëve (CRU) në qarkun Fier.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Në Qarkun Fier nuk veprohet me Strategji Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve, por me Strategjinë kombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Lagja”Kastriot”
Rruga: Brigada e XI-të sulmuese
Bashkia Fier- Shqipëri

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Lagja “Kastriot”
Brigada e XI-të sulmuese
Këshilli i Qarkut Fier
Fier- Shqipëri

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

Njësia për të drejtat e fëmijëve (CRU) në Këshillin e Qarkut e Fier është ngritur brenda strukturës së Këshillit të Qarkut në vitin 2012.
Ajo ka këto detyra:

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (CPU) në Bashkinë Fier është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të Bashkisë Fier në vitin 2008 si projekt i Terre des hommes dhe UNICEF. Detyrat e saj janë:

Lart

Punoi: Eridjona KICA
Kordinatore, Observatori për të drejtat e fëmijëve, Fier
Lagja “Kastriot”
Rruga “Brigada e XI-të sulmuese”
Bashkia Fier, Fier- Shqipëri.