Të dhëna për qarkun Elbasan
- Fakte nga Historia e Qarkut
- Adresa e Këshillit të Qarkut
- Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
- Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
- Adresa e Observatorit
- Detyrat e Observatorit
- Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
- Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
- Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve
1. Fakte nga Historia e Qarkut
Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të me një popullsi prej 427.915 (viti 2010) [1], i cili ndodhet në Shqipërinë së mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit.
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i parë i Elbasanit ka qenë mansius që do të thotë vend-qëndrim. Në shekulli II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës Romake Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën.
Para Luftës së Dytë Botërore, Elbasan ishte një qytet me një përzierje të ndërtesave lindore dhe mesjetare, rrugët e ngushta me kalldrëm dhe një pazar të madh. Në atë kohë popullsia ishte rreth 15,000 njerëz.
[1][1] Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria e Brendshme, Tetor 2011
Lart
2. Adresa e Këshillit të Qarkut
Rruga 11 Nëntori, Këshilli i Qarkut
Lart
3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
Në Qarkun e Elbasanit fëmijët (popullata 0-18 vjeç) përbën 30 %, ose 128.387 fëmijë (viti 2010).
Në Qarkun e Elbasanit, për vitin 2010 janë 2.490 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.9% e fëmijëve në nivel Qarku. Nga katër rrethe që ka Qarku i Elbasanit, Rrethet Gramsh dhe Librazhd kanë vlerën më të lartë dhe përkatësisht me 2.2% ose 247 fëmijë dhe 2% ose 487 fëmijë.
Nga viti në vit, numri i familjeve të varfra (trajtohen me NE) dhe fëmijë të grupmoshës 0-15 vjeç, ka ardhur duke rënë. Kështu në vitin 2008 ishin 10.320 familje të varfra, duke rënë me 29 numri i familjeve të varfra në vitin 2009 (10.291 familje) dhe në vitin 2010 kemi një ulje të familjeve të varfra me fëmijë 0-15 vjeç me 932 familje (për vitin 2010 numërohen 10.117 familje).
Në një krahasim ndërmjet tre viteve të fundit, (2008, 2009 dhe 2010), shikojmë që ka luhatje të numrit të fëmijëve që jetojnë në familjeve të varfra (grupmosha 6-15 vjeç). Kështu, nga 11.583 fëmijë në vitin 2008, ky numër ulet me 211 fëmijë në vitin 2009 duke vajtur në vlerë 11.362; dhe në vitin 2010 ky numër rritet me 1.148 fëmijë në nivel Qarku. Ndërsa, raporti I fëmijëve të varfër nga viti 2009 në 2010 nuk ka ndryshuar. Si në vitin 2009, ashtu dhe në vitin 2010 në Qarku Elbasan 1 në 6 fëmijë (ose 12.510 fëmijë) të grupmoshës 6-15 vjeç jeton në familje e cila trajtohet me Ndihmë Ekonomike (NE).
Përqindja e familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-15 vjeç në Qarkun e Elbasanit prezantohet e lartë në Komunat: Lenie (58.9%), Zavaline (29.7%), Polis (24.9%) dhe Prenjas (24.3%), -krahasuar kjo me Komunat e tjera të Qarkut.
Lart
4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
Qarku Elbasan, që në vitin 2006, ka hartuar Strategji rajonale dhe Plan Veprimi për të drejtat e fëmijëve.
Lart
5. Adresa e Observatorit:
Lagjia “28 Nëntori”, Rruga “Abdyl Frashëri”, Pallati 422/5, Kati I
Lart
6. Detyrat e Observatorit:
- Grumbullim periodik informacioni dhe të dhëna nga institucione qeveritare si departamentet e Shëndetësisë, Edukimit dhe Mbrojtjes Social, Institucionet jo qeveritare, shoqatat dhe komunitetet si edhe vetë fëmijët, në nivel rajonal dhe lokal.
- Analize periodike dhe e vazhdueshme e informacionit të grumbulluar dhe përgatitje e vlerësimit mbi realizimin e të drejtave të fëmijëve në nivel qarku dhe lokal.
- Përgatitja dhe shpërndarje e raporteve tremujore ( bazuar mbi modelin kombëtar) mbi treguesit e mirëqenies së fëmijëve.
- Përgatitja e raporteve vjetore për përparimin e zbatimit të politikave për realizimin e te drejtave të fëmijëve në qarqe.
- Grumbullimi periodik i raporteve mbi pyetësor nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale.
Lart
7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
Rruga 11 Nëntori, Këshilli i Qarkut
Lart
8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut
- Të monitorojë dhe të vlerësojë mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- Të identifikojë dhe të koordinojë referimin e rasteve të shkeljeve apo të abuzimit, të keqpërdorimit të të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut;
- Të koordinojë funksionimin e grupit multidisplinar, për identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve të dhunës në familje në territorin e qarkut;
- Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacionin për trajtimin e të drejtave të fëmijës me çdo strukturë përgjegjëse shëndetësore, arsimore, policore, të qeverisjes vendore, në bashki dhe komuna, apo të shoqërisë civile;
- Të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për të drejtat e fëmijës në qark;
- T'i raportojë këshillit të qarkut për ecurinë e respektimit të të drejtave të fëmijës në territorin e qarkut;
- T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar, për gjendjen e të drejtave të fëmijës në qark;
- T'i paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e zbatimit të të drejtave të fëmijës në qark.
- Të përgatisë materialet për Komunitetin Drejtues grupin multidisiplinar për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e qarkut.
- Përgatit materialet për mbledhjen e Komisionit te Vlerësimit të Nevojave dhe formulon e shpërndan vendimet që merren nga ky komitet.
9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:
- Të bëjë identifikimin e fëmijëve në nevojë;
- Të kryejë vlerësimin fillestar të të gjithë fëmijëve të referuar në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës;
- Të hartojë planin individual të fëmijës të marrë në mbrojtje;
- Të koordinojë dhe organizojë takimet për mbrojtjen e fëmijës për të diskutuar në mënyrë individuale mbi fëmijët e vlerësuar si në rrezik abuzimi ose të ekspozuar ndaj abuzimit, dëmtimit, neglizhimit, trafikimit ose shfrytëzimit;
- Të menaxhojë rastin nëpërmjet ndërhyrjeve për të përmirësuar situatën e fëmijës në nevojë për shërbime mbrojtëse;
- Të monitorojë zbatimin e Planit Individual për Mbrojtjen e Fëmijës;
- Të analizojë situatën për fëmijët që marrin shërbime nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve;
- Të kryejë punë individuale me fëmijët dhe familjet;
- Të mbajë shënime të sakta dhe faktike dhe hapë dosje personale për të gjithë fëmijët e referuar tek Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe për fëmijët që marrin shërbime mbrojtëse;
- Të identifikojë situatën e fëmijëve, të drejtave të tyre, ofruesve të shërbimeve dhe nevojave të fëmijëve në zonën gjeografike në të cilën ai/ajo punon;
- Të hedhë të dhëna në sistemin e të dhënave të qeverisë vendore dhe përgatitja e raporteve tremujore mbi situatën e fëmijëve në lokalitetin e tij;
- Të promovojë në mënyrë aktive të drejtat e fëmijëve nëpërmjet aktiviteteve dhe fushatave të ndërgjegjësimit publik;
- Të punojë me specialistët dhe organizatat e tjera për të përkrahur dhe siguruar të drejtat e të gjithë fëmijëve që jetojnë në lokalitetin e tij/saj.
Lart
Punoi: Bruna Coku,
Eksperte e Observatorit Elbasan