EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Lezhë

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve (CPU)

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanërisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje ku mund te veçojmë: Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbrit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës ,në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane si dhe  shkollat e para shqipe në rrafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velë të vitit 1638, shkolla e Blinishtë të Zadrimës e vitit 1639 .

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Sheshi "Gjergj Kastrioti" ngjitur me Bashkinë Lezhë.

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Situata e fëmijëve në këtë qark paraqet një sëre problemesh me të cilat përballen çdo ditë kjo kategori . Nga Qarku është ngritur njësia për të Drejtat e fëmijëve por është bërë shumë pak për lehtësimin e problemeve të tyre .Në qark ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh që jetojnë në varfëri ekstreme , me aftësi të kufizuara dhe kryesisht në rrethin e Lezhës një numër të madh fëmijësh rom ku shumë prej tyre jo vetëm që jetojnë në varfëri por kanë edhe probleme shëndetësore , kanë braktisur sistemin arsimor dhe lypin rrugëve. Për fëmijët rom i vetmi institucion është një shoqatë priftërinjsh italianë që japin kontributin e tyre për tu ardhur në ndihmë, ndërsa për fëmijët me aftësi të kufizuara është vetëm një qendër në të gjithë qarkun e Lezhës.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Deri më tani nuk ka patur një strategji Rajonale për te drejtat e fëmijëve por është mbledhur grupi i punës dhe po harton strategjinë e parë për fëmijët në qarkun e Lezhës për të cilën një ndihmë të konsiderueshme e ka dhënë edhe Observatori i të Drejtave e Fëmijëve,- Lezhe.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Bulevardi "Gjergj Fishta"përballë Gjykatës te Alfa Bank në katin e II.

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

  1. Mbledhjen e të dhënave në 4- fushat kryesore:
    • Mbështetje sociale,
    • Të dhënat në Shëndetësi,
    • Të dhënat e arsimit,
    • Fëmijët në konflikt me ligjin.
    • Hartimin e raporteve të bazuar në këto të dhëna
  2. Lidhjen e urave të bashkëpunimit midis Observatorit  dhe Qarkut, Njësive vendore , Drejtorive Rajonale,  si dhe OJQ-ve që operojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në qarkun Lezhë.
  3. Të bëjë gjetje dhe më pas ti komunikojë ato qoftë tek kryetarët e njësive vendore përkatëse apo drejtorët e drejtorive.

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

NJDF, Sheshi "Gjergj Kastrioti" (brenda godinës së Qarkut, në katin e I).

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

 

9. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve (CPU):

Në Qarkun Lezhë akoma nuk është hapur zyra e CPU

Lart

Punoi: Gentiana Lelcaj,
Eksperte e Observatorit Lezhë