EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Korçë

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku i Korçës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqe prej 3.711 km². Qarku i Korçës i përfshin rrethin e Devollit, rrethin e Kolonjës, rrethin e Korçës dhe rrethin e Pogradecit. Qendra e Qarkut të Korçës ndodhet në qytetin e Korçës. Qarku i Korçës kufizohet në verilindje dhe në lindje me Maqedoninë, në jug me Greqinë, në jugperëndim me qarkun e Gjirokastrës, në perëndim me Qarkun e Beratit dhe në veriperëndim me Qarkun e Elbasanit. Qarku i Korçës ka një popullsi prej 352.088 banorë.

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj në zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje konstante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standardeve të BE-së.

Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopojë e Dardha. Përveç klimës malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peizazhi mbresëlënës, turistet mund te gjejnë pjese nga historia dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjate dimrit të dy këto fshatra turistike ofrojnë pista dimërore për ski.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Këshilli i Qarkut Korçë, Lagjia 3, Bulevard “Republika”, Korçë

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Ndryshimet social-ekonomike që kanë  ndodhur në dhjetëvjeçarin e fundit janë  shoqëruar me problematika te reja shoqërore,të cilat kanë  sjellë  pasoja ne koston shoqërore për individë të pambrojtur,familjet e tyre dhe komunitete të  ndryshme.
Shoqëria përballet me dhunën, problemet e shëndetit mendor, rritjen e krimit, përdorimin e drogës dhe të  pijeve alkoolike, prostitucionin, trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzimin e fëmijëve dhe përfshirjen tyre në format e këqija të  punës. Numri i fëmijëve 0-18 vjeç, në qarkun Korçë është 82.428.

Në këto kushte një  numër fëmijësh jetojnë në kushte të vështira. Varfëria dhe aksesi  i kufizuar në shërbimet shoqërore ka ndikuar drejtpërdrejt në  nivelin e ulët të  jetesës së grupeve shoqërore të pa favorizuara ,duke ju mohuar të drejtën për të  jetuar me dinjitet dhe të kujdesen për vetveten. Qarku i Korçës ka një numër të konsiderueshëm fëmijë nga komunitetet e margjinalizuara,për këtë fakt edhe problematikat sociale janë më të mëdha. Këto komunitete zënë rreth 1/3 e popullsisë. Lypja, shfrytëzimi, puna në të zezë dhe braktisja shkollore mbetet një nga problemet më të mëdha sidomos për Bashkinë Korçë.

OJF-të që operojnë në mbrojtje të fëmijëve në qarkun e Korçës janë:

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Në Qarkun e Korçës nuk ka Strategji rajonale për fëmijët, përveç një strategjie të hartuar  në vitin 2005 për qarkun Korçë.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Lagjia 5,
Rruga “28 Nëntori”, Korçë

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Observatori për të drejtat e fëmijës është strukturë e shoqërisë civile e ngritur ne qarkun e Korçës në vitin 2009, e cila ka për qëllim mbledhjen e informacionit nga të gjitha institucionet shtetërore dhe vendore dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal dhe kombëtar.

Detyrat kryesore të Observatorit:

Lart

7. Njësia për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Në Qarkun Korcë akoma nuk është hapur zyra e CRU.

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (NJMF) në Bashkinë Korçë është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të bashkisë Korçë në vitin 2006 si projekt pilot i financuar nga UNICEF me mbështetje të Terre des Hommes. Në vitin 2009 me mbështetjen e UNICEF ajo është ri-dimensionuar në Njësia për mbrojtjen e fëmijës . Kjo për faktin se gjatë punës në terren ka rezultuar që familja ka rol shume të madh për edukim e fëmijëve dhe nuk mund te trajtohet i shkëputur nga familja. Një pjesë e problemeve te fëmijëve rrjedhin nga paqëndrueshmëri e familjeve, dhuna qe gjenerohet ne familje si rezultat i varfërisë dhe mungese se burimeve për mbajtjen e familjes.
Ajo ka për detyrë:

9. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Njësia e Mbrojtjes së fëmijëve në Qark nuk është hapur në Qarkun e Korçës.

Lart

Punoi: Marjana Jorgji,
Eksperte e Observatorit Korçë