EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Elbasan

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të me një popullsi prej 427.915 (viti 2010) [1], i cili ndodhet në Shqipërinë së mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit.
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i parë i Elbasanit ka qenë mansius që do të thotë vend-qëndrim. Në shekulli II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës Romake Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën.

Para Luftës së Dytë Botërore, Elbasan ishte një qytet me një përzierje të ndërtesave lindore dhe mesjetare, rrugët e ngushta me kalldrëm dhe një pazar të madh. Në atë kohë popullsia ishte rreth 15,000 njerëz.

[1][1] Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Ministria e Brendshme, Tetor 2011

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Rruga 11 Nëntori, Këshilli i Qarkut

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Në Qarkun e Elbasanit fëmijët (popullata 0-18 vjeç) përbën 30 %, ose 128.387 fëmijë (viti 2010). 

Në Qarkun e Elbasanit, për vitin 2010 janë 2.490 fëmijë të moshës 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar (PAK), ose 1.9% e fëmijëve në nivel Qarku. Nga katër rrethe që ka Qarku i Elbasanit, Rrethet Gramsh dhe Librazhd kanë vlerën më të lartë dhe përkatësisht me 2.2% ose 247 fëmijë dhe 2% ose 487 fëmijë.

Nga viti në vit, numri i familjeve të varfra (trajtohen me NE) dhe fëmijë të grupmoshës 0-15 vjeç, ka ardhur duke rënë. Kështu në vitin 2008 ishin 10.320 familje të varfra, duke rënë me 29 numri i familjeve të varfra në vitin 2009 (10.291 familje) dhe në vitin 2010 kemi një ulje të familjeve të varfra me fëmijë 0-15 vjeç me 932 familje (për vitin 2010 numërohen 10.117 familje).

Në një krahasim ndërmjet tre viteve të fundit, (2008, 2009 dhe 2010), shikojmë që ka luhatje të numrit të fëmijëve që jetojnë në familjeve të varfra (grupmosha 6-15 vjeç).  Kështu, nga 11.583 fëmijë në vitin 2008, ky numër ulet me 211 fëmijë në vitin 2009 duke vajtur në vlerë 11.362; dhe në vitin 2010 ky numër rritet me 1.148 fëmijë në nivel Qarku.  Ndërsa, raporti I fëmijëve të varfër nga viti 2009 në 2010 nuk ka ndryshuar. Si në vitin 2009, ashtu dhe në vitin 2010 në Qarku Elbasan 1 në 6 fëmijë (ose 12.510 fëmijë) të grupmoshës 6-15 vjeç jeton në familje e cila trajtohet me Ndihmë Ekonomike (NE). 

Përqindja e familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike që kanë fëmijë të moshës 0-15 vjeç në Qarkun e Elbasanit prezantohet e lartë në Komunat: Lenie (58.9%), Zavaline (29.7%), Polis (24.9%) dhe Prenjas (24.3%), -krahasuar kjo me Komunat e tjera të Qarkut.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Qarku Elbasan, që në vitin 2006, ka hartuar Strategji rajonale dhe Plan Veprimi për të drejtat e fëmijëve.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Lagjia “28 Nëntori”, Rruga “Abdyl Frashëri”, Pallati 422/5, Kati I

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Rruga 11 Nëntori, Këshilli i Qarkut

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Lart

Punoi: Bruna Coku,
Eksperte e Observatorit Elbasan