EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Durrës

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qyteti i Durrësit është një ndër qytetet e mëdha të Mesdheut  të lashtë dhe mesjetar i ndërtuar në shekujt XIII-XI p.K.  i vendosur në bregdetin qendror shqiptar , në brigjet e detit Adriatik, rreth 35 km larg qytetit të Tiranës, Kryeqytetit të Shqipërisë. Durrësi mbahet mënd dhe si Kryeqyteti i Shqipërisë në vitet  7 Mars 1914-11 Shkurt 1920. Qyteti i Durrësit karakterizohet nga porti më i madh në Ballkan i cili është pikë kyçe për zhvillimin dhe fuqizimin e qytetit, si dhe pikënisja e korridorit 8. Qyeteti i Durrësit ka një popullsi prej 205,000 banorë, e cila është njëherësh qendra e Prefekturës dhe Qarkut Durrës. Qarku i Durrësit përbëhet nga Rethi Durrës dhe Rrethi Krujë, me 16 Komuna dhe Bashki përkatësish: 6 Bashki (4 në rrethin  Durrës dhe 2 në rrethin Krujë) dhe 10 Komuna (6 në rrethin Durrës dhe 4në rrethin Krujë).
Qarku i Durrësit është nja nga qarqet që ka përjetuar lëvizjet më të  mëdha demografike kryesisht në vitet ’90 me hapjen e “eksodit” si dhe gjatë trazirave të vitit ’97.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Lagja 2, Sheshi ILIRIA
Tel: +35552239931
Fax: +35552239931
Web: www.qarkudurres.gov.al

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Qarku i Durrësit për vitin 2011 shënon një popullsi prej 414,603 banorë, dhe vihet re një shtim të popullsisë në krahasim me vitin 2010 ku ishte 411,194 banorë. Në qarkun Durrësit në vitin 2010 paraqiten 0.87% familje të varfra dhe me fëmijë të moshës 0-15 vjeç kundrejt 103,881 familje gjithsej në qark. Komuna Cudhi, Bashkia Krujë dhe Bashkia Shijak paraqiten me përqindjen më të lartë të familjeve që mbështeten me Ndihmë Ekonomike dhe që kanë fëmijë të moshës 0-15 vjeç, kryesisht komuna Cudhi 10.8%, Bashkia Krujë 4.03% dhe Bashkia Shijak 2.45%. Kjo lidhet me problemet e ndryshme ekonomike sociale me të cilat përballohen familjet në këto zona, distancat e largëta nga zona urbane, mungesa e infrastrukturës si dhe lëvizjet e shumta demografike. Për fëmijët me aftësi të kufizuar në qarkun e Durrësit, janë të kufizuara strukturat në shërbim të tyre. Në qytetin e Durrësit ekziston vetëm një qendër rezidenciale dhe një qendër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar e cila për momentin ka 37 fëmijë, ku vetëm 2.1% e fëmijëve arrijnë të përfitojnë nga ky shërbim, nga 1610 fëmijë në nivel Qarku.  Në Qarkun e Durrësit nuk ka asnjë qendër jopublike që mund të jetë në shërbim të fëmijëve me aftësi me kufizuar.
Një institucion i rëndësishëm në qytetin e Durrësit është shkolla e fëmijëve me prapambetje të lehtë mendore (PLM). Në këtë shkollë ka të regjistruar 115 fëmijë dhe drejtohet nga një staf i specializuar prej 22 mësuesish.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Në Qarkun e Durrësit aktualisht nuk ka një strategji rajonale për të drejtat e fëmijëve.  Në Tetor të vitit 2008 Bashkia Durrës publikoi strategjinë dhe plan veprimin për fëmijë për vitin 2008-2011. Nga kontaktet e drejtpërdrejta me personat kompetent në Bashki dhe në Qarkun e Durrësit është mësuar se nuk po punohet për nxjerrjen e një strategjie për fëmijët për vitet në vazhdim.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Lagja 2, Rruga “Sefer Efendiu”, Pallati 1355, Durrës.
Cel : +355 69 44 05 155
e-Mail: [email protected]

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Në Qarkun e Durrësit nuk është ngritur akoma “Njësia për të drejtat e fëmijëve”. Nga biseda e drejtëpërdrejtë me Kryetaren e Qarkut Durrës Znj. Eglantina Bekteshi është konfirmuar se në planet e ardhshme do të bëhet e mundur hapja e zyrës së CRU-së. Për sa kohë nuk është ngritur kjo zyrë nuk është bërë e mundur as hartimi i një raporti apo strategjie për fëmijët në Qarkun Durrës.

Lart

8. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Lart

Punoi: Dorina Beqiri,
Eksperte e Observatorit Durrës