EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Dibër

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 190,356 banorë dhe dendësi mesatare 68 banorë për km², që është më e vogël se mesatarja e vendit. Sipas ndarjes administrative të vitit 2000, popullsia e qarkut është e përhapur në tre rrethe, që përfshijnë 4 bashki, 6 qytete, 31 komuna dhe 279 fshatra. Qarku i Dibrës është pjesë e nën-rajonit verilindor të Shqipërisë. Kufizohet në lindje me Maqedoninë, në veri me qarkun e  Kukësit, në veriperëndim me qarkun e Lezhës, në perëndim me qarkun e Durrësit dhe Tiranës dhe në jug me qarkun e Elbasanit.
Dibra ndodhet në koordinata gjeografike : gjerësi veriore, 41° 54‘ 28” dhe gjerësi jugore 41° 20’ 50”; gjatësi lindore 20° 34‘ 50” dhe gjatësi perëndimore 19° 48’ 36”.
Dibra është ndër qarqet më të varfra të vendit, me burime jo të paketa për zhvillimin lokal, por që pak kanë zënë vend në tregun kombëtar dhe më gjerë.
Pavarësisht se Dibra u prek shumë nga lëvizja demografike e popullsisë pas viteve ’90, sot popullsia është e qëndrueshme me një tendencë të lehtë rritje.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Adresa e Këshillit të Qarkut është: Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Të drejtat e fëmijëve në Dibër po bëhen një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në diskutimet ndërmjet institucioneve dhe në familjet në Dibër.
Këtë e shohim nga njëra anë në angazhimin që fëmijët dhe familjet tregojnë në aktivitete e ndryshme që zhvillohen dhe nga ana tjetër partneritetin e ofruar dhe mbështetjen e dhënë nga njësite vendore, strukturat lokale dhe aktoret e tjerë në nivel rajonal në këtë drejtim.
Vlen të theksohet fakti që çështja e respektimit të të drejtave të fëmijëve ka hyrë si një nga çështjet prioritare në agjendën e Këshillit të qarkut Dibër, organi më i lartë vendimmarrës në nivel rajoni. Ky institucion me mbështetjen e UNICEF dhe në partneritet me strukturat dhe aktorët e ndryshëm lokale dhe rajonale janë në proces finalizimi të strategjisë për fëmijët për Qarkun Dibër. Gjithashtu pranë Këshillit të Qarkut funksionon Zyra për të drejtat e fëmijëve ( CRU), si pjesë integrale e strukturës së qarkut.

Në Dibër gjithashtu ka disa njësi vendore që kanë ngritur zyrat për mbrojtjen e fëmijëve. Zyra të tilla ekzistojnë në Bashkinë Peshkopi, në komunën Tomin dhe ka iniciativa për ngritjen e tyre edhe në komuna/bashki të tjera.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Dibra ka në proces përfundimi Strategjinë për të Drejtat e fëmijëve për Qarkun.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Bulevardi "Elez Isufi", Qendra e Biznesit, kati III, Peshkopi

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Lart

Punoi: Majlinda Hoxha,
Eksperte e Observatorit Dibër