EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

Të dhëna për qarkun Berat

  1. Fakte nga Historia e Qarkut
  2. Adresa e Këshillit të Qarkut
  3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark
  4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve
  5. Adresa e Observatorit
  6. Detyrat e Observatorit
  7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)
  8. Detyrat e "Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)" në Këshillin e Qarkut
  9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

1. Fakte nga Historia e Qarkut

Qarku BeratQarku i Beratit ka një popullsi prej 231.683 dhe me numër familjesh 61.439 familje. Qarku i Beratit ka 25 njësi vendore nga të cilat 4 janë bashki dhe 21 janë komuna . Berati është një nga qendrat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Shqipërisë me vlera të veçanta dhe vazhdimësi jetese të pandërprerë. Ai njihet si qendër e banuar ilire, qytet ilir, arbëror dhe se fundi shqiptar. Ndërtimet e kultit me monumentet më të rëndësishëm shquhen për arkitekturën e spikatur. Gjatë periudhës së tranzicionit qarku ka pësuar ndryshime thelbësore demografike. Popullsia është zvogëluar rreth 13.4% për shkak të migrimit jashtë dhe brenda vendit , duke e renditur Beratin të tretin në vend . Për nga zvogëlimi i numrit të banorëve në periudhën në periudhën 1989-2001, rrethi i Skraparit renditet i pari në qarkun e Beratit.

Lart

2. Adresa e Këshillit të Qarkut

Adresa e Këshillit të Qarkut është : Bulevardi ''Republika''

Lart

3. Përshkrim i Përgjithshëm i të drejtave të fëmijëve në Qark

Situata e fëmijëve në qarkun e Beratit ndryshon në njësi të ndryshme vendore. Kjo varet nga pozicionimi gjeografik duke sjellë edhe vështirësitë ekonomike në familjet e fëmijëve . Situata ekonomike ndikon në mënyrë të drejtë për drejtë në jetesën , arsimin dhe argëtimin e fëmijëve. Në qarkun e Beratit janë 63,342 fëmijë të grupmoshës 0-18 vjeç . Bazuar në statistikat e ardhura nga shkollat, janë rreth 57 fëmijë të cilët kanë braktisur shkollën gjatë vitit 2010-2011, kryesisht grupi i fëmijëve braktisës është pjesë e komunitetit egjiptian, rom dhe e atij komuniteti ku problemet sociale janë të mëdha. Reduktimi i braktisjes së shkollës ka qenë një nga objektivat më të rëndësishme të DAR dhe është vlerësuar si e tillë dhe nga drejtoritë e shkollave dhe stafet mësimore dhe Qeveritë e Nxënësve. është përqendruar vëmendja në ato shkolla ku ka fëmijë të komunitetit rom, siç janë shkollat "Sh.Lakra", "Morave", "5 Maji", "Uznove", "Hinke"; DAR ka monitoruar frekuentimin e tyre në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar, integrimin e tyre ne procesin mësimor, punën e diferencuar edukative. Rreth 94 fëmijë rom nga 103 mbaruan vitin shkollor 2010-2011, rreth 28 fëmijë të komunitetit rom janë pjesë e arsimit parashkollor . Në qarkun e Beratit ka një numër të konsiderueshëm pesonash nga komuniteti romë, dhe për këtë janë marrë nisma në ndihmë të komunitetit rom me fushata sensibilizuese; dhe kjo kryesisht ne ndihmë të fëmijëve rom për të ndjekur shkollimin.

Ne vitin 2011 Njësia për të Drejtat e Fëmijëve është futur ne Strukturën e Këshillit Qarkut sipas ligjit Nr 10347 pranë Drejtorisë se Shërbimeve Rajonale. Në Bashkinë Berat ne vitin 2008 është ngritur Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës një projekt i Save the Children . Pas daljes së ligjit 10347 në vitin 2010 është punuar jashtëzakonisht shumë në drejtim të njohjes dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si nga shoqata të ndryshme. Pushteti vendor në përgjithësi nuk ka planifikuar fonde me synime të veçanta për fëmijët por vetëm për të ofruar shërbimet kryesore për ndihmën ekonomike, mbulimin e shpenzimeve për riparime dhe shpenzime të tjera kancelarie për arsimin, shëndetësinë, kulturën etj.

Lart

4. Strategjia Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve

Qarku i Beratit aktualisht nuk ka strategji rajonale për fëmijët, por është duke u hartuar qe plani rajonal veprimi për fëmijët ne përputhje dhe me planin kombëtar te veprimit për fëmijët qe ti bashkëngjitet strategjisë rajonale te zhvillimi te Qarkut Berat.

Lart

5. Adresa e Observatorit:

Observatori për të drejtat e  fëmijëve Berat
Rr’’Kostaq Koxhaku”, (Sipër Farmaci “Klodi”)
Berat, Shqipëri

Lart

6. Detyrat e Observatorit:

Observatori për të drejtat e fëmijës është strukturë e shoqërisë civile e ngritur ne qarkun e Beratit në vitin 2011,  e cila ka për qëllim mbledhjen e informacionit nga të gjitha institucionet shtetërore dhe vendore dhe studimin e situatës së realizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal dhe kombëtar.

    Detyrat kryesore të Observatorit:

Lart

7. Adresa e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve (CRU/NjDF)

Bulevardi’’ Republika’’ Pranë Këshillit të Qarkut Berat

Lart

8. Detyrat e “Njësia për të drejtat e fëmijëve (NJDF)” në Këshillin e Qarkut

NjDF është ngritur brenda strukturës së Këshillit të Qarkut në 2012 .

Ajo ka këto detyra:

9. Detyrat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Zyra për Mbrojtjen e Fëmijëve ose (NJMFF) në Bashkinë Berat është ngritur brenda strukturës administrative të shërbimeve sociale të bashkisë Berat në vitin 2009 si projekt pilot i financuar nga Save the Children. Kjo Njësi së afërmi është mbyllur pasi nuk ka fonde nga Bashkia Berat për mmbarëvajtjen e kësaj Njësie.  Si strukturë kjo pa pasur një rol të rëndësishëm për evidentimin e problemeve dhe trajtimin e tyre në femijë të ndryshëm. Ajo ka ndihmuar në rregjistrimin e fëmijëve rom , ndjekjen e shkollës tek ata të cilët për arsye të ndryshme e kanë nderprerë shkollën

Ajo ka për detyrë:

Lart

Punoi: Estela Koka,
Eksperte e Observatorit Berat