EnglishFaqja kryesore Info ne nivel qarku Info ne nivel kombetar Kthimi ne kreun e faqeve

”Observatori për të drejtat e fëmijës”


Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është një program i ndërmarrë nga UNICEF Shqipëri që në vitin 2009. Observatori funksionon si një mekanizëm I cili mbledh dhe përpunon informacione, monitoron situatën e të drejtave të fëmijëve në nivel rajonal, në çdo Qark të Shqipërisë. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve me 12 zyrat e tij, është një strukturë e shoqërisë civile, e cila funksionon si një platformë për shpalosjen e mendimeve dhe angazhimeve të reja, dhe si shkëmbim eksperiencash ndërmjet Institucioneve dhe organizmave të ndryshëm lokalë. Gjatë punës së tij, Observatori mbledh informacione dhe të dhëna nga të gjitha burimet e mundshme (publike dhe jo publike) ne nivel rajonal dhe nga aktorë të tjerë gjithashtu; Këto informacione, vëzhgime nga terreni dhe studime që janë realizuar deri më tani, janë vënë në shërbim të Institucioneve, Organizmave dhe çdo individi të interesuar.

Angazhimi më i fundit i realizuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, është prezantimi i studimit mbi situatën e realizimit të të drejtave të fëmijëve si dhe të problemeve që hasen, me shtrirje në të gjitha njësive vendore në vend.  Ky informacion, i cili i përket situatës së të drejtave të fëmijëve për vitin 2010, është prezantuar në formë botimi (fletëpalosje) dhe në formë dixhitale (të prezantuar në faqen tonë të web-it: www.observator.org.al/).



Në zbatim të detyrave periodike të tij, Observatori ka përgatitur dhe botuar disa raporte, të cilat  ofrojnë informacion të detajuar mbi treguesit kryesorë të realizimit të të drejtave të fëmijëve. Me qëllim që informacioni i pasur që është grumbulluar, të shërbejë në mënyrë sa më efektive për të gjithë rrjetin e institucioneve qeveritare, jo qeveritare dhe akademike, Observatori realizoi studimin “Paraqitjen e dixhitalizuar të treguesve të përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri”.

Qëllimi i këtij studimi është paraqitja e dixhitalizuar e bazës të të dhënave mbi treguesit e përjashtimit social të fëmijëve në Shqipëri, në nivel rajonal (për secilin nga qarqet e vendit) me qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare mbi çështjet kritike të fëmijëve, të cilat ndikojnë në mohimin e të drejtave të tyre.

Në vijim të këtij materiali, ju do të prezantoheni me të dhëna në nivel kombëtar, Qarku, Rrethi dhe njësie vendore (Bashki dhe Komunë), në lidhje me:


Ky studim i realizuar nga Observatori, synon tu vijë në ndihmë të gjithë partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar, OJF-ve, Institucioneve lokale apo qendrore, studiuesve dhe çdo personi tjetër të interesuar, - në ndihmë të zhvillimit të politikave publike lokale dhe strategjive në shërbim të interesit më të lartë të fëmijës.  Gjithashtu, ekspertë të Institucioneve, OJF, etj ky studim mund t’ju shërbejë për të studiuar dhe analizuar situatën e realizimit të fëmijëve që nga njësive vendore (Bashki apo Komune), në nivel Rrethi, në nivel Qarku e deri në nivel Kombëtar.

 

Publikimet e Observatori,të cilat përfshijnë një mori të gjerë opinionesh, shërbejnë dhe si kontribute  për debate publike kombëtare në lidhje me çështjen e fëmijëve. Për këtë arsye, Observatori mund të  realizojë botime të cilat jo domosdoshmërish pasqyrojnë politikat e UNICEF. Opinionet e shprehura, janë mendimet dhe gjetjet e autorëve dhe janë publikuar nga UNICEF me qëllim për të stimuluar debate dhe bashkëpunime për të drejtat e fëmijës.

 

Kërkesa apo leja për të ri-prodhuar apo përkthyer studimin e Observatorit duhet që t’i adresohen zyrës kryesore të Observatorit në adresën e më poshtme: [email protected] dhe [email protected] Ndërkohë, në respektim të të drejtës së autorit, çdo e dhënë që do të përdoret për arsye të ndryshme studimi, duhet ti përmbahet referencës së burimit, në këtë rast “Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve”. Kopjime apo ri-prodhime pa lejen e Observatorit, do të denoncohen për tu dënuar sipas ligjit Shqiptar në fuqi.

 

Ky studim u realizua nga grupi i punës i ngritur nga Instituti Politikave Publike (IPP) dhe i drejtuar nga Z. Zef Shala.

Gjithashtu, për realizimin e këtij studimi kontribuan të gjithë ekspertët e Observatorit në 12 Qarqet e Shqipërisë, Znj. Elma Tërshana (Drejtore Projekti) dhe Mina Mata (Administratore e të dhënave në nivel kombëtar), për menaxhimin dhe administrimin e të dhënave dhe informacioneve të dërguara nga ekspertët e Observatorit në Qark.

Në këtë studim kanë dhënë ndihmën e tyre dhe Znj. Kiti Stringa (për përkthimin e materialeve në gjuhën angleze) dhe Z. Rajdi Agalliu (në asistencën e dhënë për prezantimin grafik të të dhënave), - të cilët gjatë kësaj periudhe ishin vullnetarët dhe praktikantë pranë programit të Observatorit.

Për realizimin e këtij studimi i jemi mirënjohës gjithashtu dhe përfaqësuesve të Institucioneve të ndryshme lokalë dhe qendror, përfaqësues të shoqërisë civile në vend  për kontributin dhe bashkëpunimin  institucional që i kanë ofruar zyrave të Observatorit përgjatë kësaj periudhe. 

Dhe së fundmi gjejmë rastin për të falënderuar Znj. Arlinda Ymeraj, Përgjegjëse për Politikat Sociale UNICEF – Tiranë dhe Z. Drinold Sema (UNICEF) për gatishmërinë dhe kontributin e pa kursyer të dhënë në çdo kohë.


Observatori i të drejtave të fëmijëve - 2012

Kreu Rreth Nesh Programet Nga femijet Bashkepunoni me ne Galeria Kontakt Shqip English Kthimi ne kreun e faqeve Info ne nivel kombetar Info ne nivel qarku